Tuesday, September 9, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti: 8 Shtatori është simbol i bashkëjetesës dhe rrugës drejt së ardhmes...

Mexhiti: 8 Shtatori është simbol i bashkëjetesës dhe rrugës drejt së ardhmes europiane

Mexhiti: 8 Shtatori është simbol i bashkëjetesës dhe rrugës drejt së ardhmes europiane

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka uruar të gjithë qytetarët, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date dhe domosdoshmërinë për të mbrojtur dhe zhvilluar më tej vlerat e një shteti demokratik, të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

“Urime 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë!
8 Shtatori është dita kur qytetarët zgjodhën të largohen nga Jugosllavia dhe të ndërtojnë një shtet të pavarur.
Sot ky shtet është i përbashkët, multietnik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE.
Le ta respektojmë këtë rrugë, të bashkëjetesës dhe të së ardhmes evropiane.
Sot të kujtojmë obligimet që qëndrojnë para nesh, të ndërtojmë një sistem të drejtë, të mundësojmë jetë më të mirë, të ndërtojmë shkolla dhe kopshte, të kemi shëndetësi të mirë.
Qytetarët tanë të jetojnë këtu, të kthehen, e jo të largohen”, thuhet në urimin e Mexhitit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments