Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëMesiq: Serbët jetojnë në iluzion, Serbia nuk është e fuqishme për të...

Mesiq: Serbët jetojnë në iluzion, Serbia nuk është e fuqishme për të kërcënuar rajonin

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka deklaruar se disa njerëz në Serbi jetojnë në iluzion, sepse Serbia nuk është e fuqishme për të paraqitur kërcënim për rajonin, përkundër armatimit të saj nga Rusia dhe Kina.

Politikani i njohur kroat ka bërë të ditur arsyen pse Serbia vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

“Serbia nuk mund më të jetë kërcënim. Është e qartë se disa njerëz në Serbi jetojnë në iluzion se janë më të fortët në këto hapësira dhe se mund të diktojnë politikën. Ata nuk mund të diktojnë asgjë…Serbia varet shumë nga Rusia, bëhet fjalë për interesin e saj ekonomik, andaj nuk deklarohet kundër Rusisë”, ka thënë Mesiq.

Njeriu që kaloi të gjitha postet e larta publike në Kroaci, por edhe në ish-Jugosllavi, ka potencuar se BE-ja duhet të shpejtojë procedurat për integrimin e Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor në Evropë.Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Mesiq e sheh të domosdoshme përfshirjen e SHBA-së në këtë proces. Ai përmendi përvojën e proceseve të Kroacisë dhe Bosnjës, me ç ‘rast, tha se Evropa pa Amerikën nuk është e fuqishme të zgjidhë problemet dhe të sjellë paqe të vërtetë.

“Mendoj se Bashkimi Evropian nëse dëshiron të jetë parimor, duhet ta shpejtoj hyrjen në integrime evropiane të Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor… Është parë gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë se Evropa nuk kishte fuqi për të bërë ndonjë gjë në mënyrë që të vie deri tek paqja e vërtetë. Evropa sot nuk ka lider, Evropa është shkurtabiq në politikë në raport me Amerikën. Andaj, duhet që të angazhohet Amerika, sikurse është angazhuar për paqe në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu do të angazhohet edhe në Kosovë”, theksoi Mesiq.

Avokati dhe politikani kroat Stjepan (Stipe) Mesiq, ishte president i fundit i Jugosllavisë (1991). Pastaj shërbeu si kryeministër i Kroacisë, ndërsa më vonë kryetar i parlamentit kroat (1992 – 1994). Së fundi ishte për dy mandate pesë vjeçare president i Kroacisë, nga viti 2000 deri më 2010. / KSP

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!