Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMësimi online, Mustafa: Do të kemi nxënës të paditur dhe analfabet (VIDEO)

Mësimi online, Mustafa: Do të kemi nxënës të paditur dhe analfabet (VIDEO)

Nxënës thuajse analfabet mund të jetë rezultati përfundimtar i këtij viti shkollor ku pjesa më e madhe e nxënësve po ndjekin mësimin nga distanca ndërsa pjesërisht me prani fizike. Profesori Avzi Mustafa alarmon se pasoja më të mëdha mund të kenë nxënësit që këtë vit kaluan në klasë të tretë e që nuk arritën të përfitojnë njohuritë e duhura të shkrim-leximit.

Kur filloi mësimi online, ata që u gjinden në klasë të dytë ku jepen bazat e shkrimit dhe leximit fillestar nuk u arrit rezultati, ato ngelën në nivel të tillë të cilët do të kenë edhe një shkrim shumë të keq, nuk do ti njohin shkronjat. Mandej, kur do të vijë edhe të fillojë mësimi i gjuhëve të huaja, mësimi i gjuhës maqedonase, do të kemi një disgrafi ndërmjet mësimit të gjuhës amtare dhe gjuhëve të tjera që i mësojnë nxënësit. Ne do të kemi nxënës të paditur, më shkrim të keq dhe analfabet funksional – deklaroi Avzi Mustafa, profesor.

Profesori Mustafa vlerëson se zgjidhja më e mirë do të ishte që mësimi të fillonte pas përfundimit të valës së vjeshtës së virusit, me prani fizike për të gjithë nxënësit.

Ne nuk e kemi atë kulturë që në shtëpi të punojmë me nxënësit, por ne ia lëmë të gjithë shkollës. Dhe, ky mësimi online ku zhvillohet nga ana e nxënësve askush nuk e di. Ata mund të jenë në treg, në autobusë, i hapin celularët, prej aty japin përgjigje, kur nuk e ka përgjigjen mundohet në njëfarë mënyre të thotë se nuk është në rregull interneti, nuk po ju dëgjoj, e mbyll, dhe kjo çon në dëm të gjeneratave – tha Avzi Mustafa, profesor.

Pavarësisht vërejtjeve të shumta, nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se mësimin nga distanca po e ndjekin rreth 87 % e nxënësve.

Melihate Rustemi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!