Ndikimi i pandemisë nga Covidi-19 ndaj mësimit, me siguri do të shkaktoj pasoja afatgjate tek të gjithë fëmijët, përfshirë edhe fëmijët me nevoja të posatçme, sepse këta të fundit vetëm pjesërisht kanë mundur ta ndjekin mësimin online. Për shkak të kësaj, organet kompetente duhet të sigurojnë kushte për dixhitalizim të mësimit në mënyrë që të mundësojnë qasje për çdo nxnënës, përfshirë edhe fëmijët e mjediseve rurale, të rrezikuarit social dhe fëmijët me nevoja të posaçme. Kjo është theksuar në raportin e veçantë të Avokatit të Popullit, të përgatitur pas hulumtimit për mënyrat e realizimit të mësimit online, në kushte të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, në disa shkolla, me fokus të veçantë te nxënësit më nevoja të postshme.
Avokati i Popullit
“Edhe shkollat fillore, edhe ato të mesme në përqindje më të madhe (56% e të anketuarëve të shkollave fillore dhe 63% të shkollave të mesme) mendojnë se nxënësit me nevoja të posatshme vetëm pjesërisht kanë mundur që ta ndjekin mësimin online. Nga ana tjetër, 31% e shkollave fillore dhe 25% e shkollave të mesme janë përgjigjur se këto nxënës kanë probleme të theksuara në ndjekjen e mësimit. Numri më i madh i nxënësve japin përqindje se mësimi online është e përshtatshme pjesërisht për këta nxënës”.
Ndërkaq, ministri i Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski bëri me dije se është harmonizuar platorma për mësim online dhe në periudhën në vijim do të ketë edhe trajnime për mësmimdhënësit për mësim online.
Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike
“Ne si ministri kemi marrë pjesë në përgatitjen e platformës online për realizimin e mësimdhënies dhe ajo është harmonizuar dhe në periudhën në vazhdim vijojnë trajnime normale për mësimdhënësit. Më shumë informacione për këtë megjithatë, do duhet të drejtoheni tek Ministria e Arsimit, mirëpo në aspekt të vetë platformës elektronike dhe mënyra përmes së cilës do të realizohet mësimi, plotësisht është koordinuar”.
Përndryshe, ditën e hënë Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, ka paralajmëruar protestë, me fillim nga ora 17:30 minuta, para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kundër mësimit online.
Emine Ismaili /SHENJA/