Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMerlina Islami: Nga aksioni policor në Strugë u arrestuan 4 persona

Merlina Islami: Nga aksioni policor në Strugë u arrestuan 4 persona


Nga 11 deri në 14 tetor të këtij viti, SPB Ohër dhe Stacioni i Policisë në Strugë, kanë kryer operacione të suksesëshme për të arrestuar disa persona, te cilët me vendim nga disa gjykata kanë qenë të dënuar me burg. Nga Struga dhe disa fshatra të Strugës, u arrestuan katër persona të cilët shmangnin dënimin me burg dhe për disa prej tyre është lëshuar urdhër-arrest qendror.
Më 11 tetor, në fshatin e Strugës, Koroshishtë, u arrestua një 43 vjeçar i cili me ikje u përpoq të shmangi burgun prej 10 muajsh i shpallur nga Gjykata Themelore në Ohër për kryerjen e një vepre penale “përdhunim”. Ai u transferua në Institucionin Penal Ndeshkues Korektues -Strugë.

Më 13 tetor, nga Struga, u arrestua 47 vjeçari nga fshati Ladorishtë i Strugës. Ai ka qenë ne ikje dhe ka qenë i dënuar prej Gjykatës Komunale të Ohrit me dy vjet burg për veprën penale “mashtrim” dhe i dënuar me një vjet burgim dënim i vendosur nga Gjykata Themelore Gostivar për kryerje te veprës penale ” parandalimin të një personi zyrtar të autorizuar në kryerjen e detyres zyrtare,, .
I arrestuari u transferua në Institucionin Penal Ndeshkues Korektues te burgjeve Idrizovë.
Të njëjtën ditë, në fshatin Livadhi të Strugës, u arrestua një 30 vjeçar nga fshati Koroshishtë për kryerjen e veprês penale ,,prodhim i paautorizuar, mbajtje, posedim, tregëti me armë dhe materie shpërthyese “, nga Gjykata Themelore në Strugë, i cili në fillim ishte i dënuar me tre vjet burg dhe më tutje me vendim nga e njëjta gjykatë, denimi u reduktua për 10 muaj dhe 24 ditë. Ai u transferua për të vuajtur dënimin në Institucionin Penal Ndeshkues Korektues -Strugë.
Më 14 tetor, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore Shkup 1 në fshatin Frengovë të Strugës, u arrestua një 32 vjeçar . Ai u arrestua në lidhje me kryerjen e veprës penale “trafikim me qenie njerëzore” dhe më pas u transferua dhe iu dorëzua zyrtarëve të autorizuar në Gjykatën Themelore Shkup 1 për procedime të mëtutjeshme.

Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Mbrendëshme Ohër

Merlina Islami

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!