Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMërgimtari shqiptar nga Zvicra dhuron 10 mijë euro për ndërtimin e xhamisë...

Mërgimtari shqiptar nga Zvicra dhuron 10 mijë euro për ndërtimin e xhamisë në vendlindjen e tij

Florent (Sejdi) Ademaj, nga fshati Murademë i Prizrenit që jeton e vepron në Zvicërr ka dhënë 10,000 euro për ndërtimin e Xhamisë në fshatin e tij Muradem thuhet në njoftimin e Bashkësis Islame në Prizren.

Ai ka ardhur prej shteti ku jeton, vetëm për këtë akt, pra për të dhënë kontributin e tij.

Florenti dhe babai i tij, Sejdia, janë të njohur për kontributin e tyre bëmirës edhe në xhami të tjera e projekte të ndryshme.

Kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj, e falënderoi z. Florentin dhe familjen e tij, për këtë kontribut, po edhe për bëmirësitë e tjera, në të mirë të qytetarëve.

“Zot i Madhërishëm, shpërbleji të gjithë bëmirësit, në dynja e ahiret dhe shumëfishoje pasurinë e tyre! Ata, janë ‘margaritarë’ në shoqëri”, tha kryeimami.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments