Mërgimtari dibran nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

0
11

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Mërgimtari dibran nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

Rufat Alili, një zë i fortë i mërgatës shqiptare në SHBA i cili kishte ardhur enkas për të mbështetur kandidatin e VLEN në Dibër, ka ngritur lartë figurën e Fisnik Melës dhe VLEN-it.

“Vlerat etike në veprimin politik kanë emrin VLEN. Ky kandidat që unë kam ardhur për të mbështetur dhe për t’u dëgjuar zëri i mërgatës, emri i tij, personaliteti i tij, karakteri i tij, janë fisnikëria e shqiptarisë dhe për atë them qëndroni pas Fisnikut nëse doni të nderoni shqiptarët”, tha doktor Rufati.

VLEN, tha ai, është zëri shqiptar që bashkon, ndërsa ka edhe një porosi për dibranët.

“Ju them që gjitha këto vlera të VLEN-it në qoftë se doni t’i përjetoni në jetën politike, qëndroni me besnikëri pas tyre dhe realizoni gjithmonë dhe shqiptarët të jenë të ndershëm dhe të mbrojtur dhe të qëndrojmë gjithmonë në lista të bardha, ndërsa listat e zeza t’i harrojmë”, tha mes tjerash Alili.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5