“Dita e Verës, Gjimnazin Ibrahim Temo në Strugê e gjeti me nje donacion permbajtesor nga mergimtarët strugan të Zvicrës.
Pas një kerkese nga udheheqesia e shkolles per mjete higjienike (karroca higjienike) ,ashtu si gjithmone me gatishmerine maksimale mergimtaret iu pergjigjen kesaj kerkese dhe e realizuan ate.
Dikujt ky do ti dukej nje donacion shume i vogel por per shkollen tone kjo ka nje rendesi te vecante per arsye se nepermjet ketyre karrocave do te ngrihet niveli i higjienes ne shkolle ,do te ruhet shendeti i nxenesve dhe mesimdhenesve, do te rritet efikasiteti ne pune dhe do te permisohen kushtet e punes.Njeherit duhet ta falemenderojme edhe transportuesin Albert Kadriu i cili transportin e beri falas”,shprehen nga Gjimnazi”Ibrahim Temo”-Strugë,raporton Struga Ekspres.