Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionMensur Dauti, arsimtari nga Frëngova që nuk i trembeshte syri nga Jugosllavia...

Mensur Dauti, arsimtari nga Frëngova që nuk i trembeshte syri nga Jugosllavia kur fliste për historinë e lavdishme të shqiptarëve

Mensur Dauti pas pensionimit do të mbahet mend si arsimtari simbol i shkollës fillore “Jeta e re” në Frëngovë që me punën e tij prej shumë vitesh në arsim ishte shumë i dashur për nxënësit dhe stafin pedagogjik,shkruan Struga Ekspres.

Arsimtari Mensur ligjëroi në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë ku për breza të tërë përcolli dashurinë për atdheun dhe historinë e lavdishme shqiptare, ku edhe në kohrat më të vështira të ish Jugosllavisë nuk hezitoi që të thotë të vërtetën e historisë shqiptare edhe pse në planprogramet mësimore të asaj kohe nuk fliteshte për shqiptarët e sakrificës dhe luftës për liri dhe arsimin shqip por thjeshtë ishte një planprogram mësimor i gatuar në kuzhinat e Jugosllavisë qê thoshte gënjeshtra të kulluara për shqiptarët duke mbjellë urrejtje, shkruan Struga Ekspres.

Mensur Dauti ka diplomuar në Universitetin e Shkupit në vitin 1976 ku për herë të parë në vitin 1977 ligjëroi në lëndën e historisë në shkollën “Bashkim Vllazërimi” në Ohër, për tê vazhduar më pas në Ladorisht dhe Frëngovë.

Arsimtari nga Frëngova Mensur Dauti është model frymëzimi, i një njeriu të mësuar e fisnik, mësuesit guximtar e vizionar, atdhetarit të ndershëm i cili jetoj një një periudhë mjaft të trazuar për fatet e mbijetesës së kombit shqiptar, ku ai nuk qëndroi si sehirxhi, por veproi me guxim dhe trimëri, veçori të një shqiptari me ndjenja të forta atdhetarie.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!