Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMenduh Thaçi: Të rihapen xhamitë, PDSH gati për zgjedhje të parakohshme

Menduh Thaçi: Të rihapen xhamitë, PDSH gati për zgjedhje të parakohshme

Sot, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare mbajti konferencë për shtyp ku foli për rihapjen e xhamive, zgjedhjet e parakohshme dhe propozimin e PDSH-së që çdo qytetari mbi 18 vjeç t’u ndahet 100 euro ndihmë financiare.

Më poshtë gjeni transkriptën e plotë nga fjala e Menduh Thaçit:

“Mendoj se kjo konferencë për shtyp ka një shtyllë, shtylla kryesore është mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, por nuk përjashton edhe mundësinë e analizave dhe situatave tjera. Unë mendoj se definitivisht edhe udhëheqësit e edhe qytetarët e kemi të qartë se lufta me koronavirusin do të jetë e gjatë që nënkupton se ne si qytetarë duhet të përgaditemi për një luftë pak më të gjatë, me një fjali për një bashkjetesë dhe në të njejtën kohë luftë ndaj virusi. Në anën tjetër mendoj se është momenti i fundit që të bëjmë një apel përfundimtar te qytetarët që tashmë, jo masat shtrënguese të qeverisë, por masat shtrënguese të përgjegjësisë individuale të secilit, të jenë shumë të kujdes’shëm që tash e tutje pavarsisht që qeveria mund t’i largojë këto masa, të përdorim distancën sociale, larjen dhe pastrimin e duarve, maskat dhe dorezat.

Çështja tjetër e cila dua t’a them hapur, mendoj se është moment i volitshëm që të hapen edhe objektet e riteve fetare sidomos xhamitë, por kjo nënkupton një nivel të lartë përgjegjësie të drejtuesve fetarë dhe njerëzit që janë të obliguar dhe kanë detyra të punojnë, por edhe vetë besimtarëve që të gjitha lutjet dhe faljet ti bëjnë me një kujdes shumë të madh duke respektu distancën sociale, duke përdorur dezinfektues, maskat dhe dorezat. Poashtu kemi qëndrim se zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni duhet të mbahen, afati sipas nesh më i volitshëm për t’u mbajtur zgjedhjet është prej ditës së Bajramit, 20 apo 22 ditë më tutje, kjo do të ishte një mundësi e artë e shqiptarëve që nëpërmjet këtyre zgjedhjeve të bëjnë një ndryshim të madh kapital kadrovik të kuadrove të pa-afta të BDI-së sidomos në institucionet e shëndetësisë ,duke pasur parasyshë se lufta me koronavirusin do të vazhdojë. Partia Demokratike Shqiptare është e mendimit se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen dhe ne jemi gati dhe të përgaditur që menjëherë pas ditës parë të Bajramit të vazhdojmë kampanjën.

Në anën tjetër qëndrimet e kundërshtarit tonë politik BDI-së, jo që janë cinike, por janë edhe dy ftyrëshe, kërkesa e tyre për prezencë më të madhe të ndërkombëtarëve në ditën e zgjedhjeve është një kërkesë cinike kur ne e dijmë se BDI-ja është parti politike e njohur për manipulimin e zjgedhjeve. Kërkesat tona janë të ndryshme nga ato, sigurisht edhe në takimin e liderëve që të ndalet keqpërdorimi institucional nga BDI-ja, e cila ka 99% pushtetin te shqiptarët.

Çështja e dytë, kushtëzimet në administratë duhet të ndërpriten, kontratat fiktive për punësim në institucione të ndryshme, kontrolli mediumeve shtetërore, mekanizmi ilegal i blerjes së votës, dhe kërcënimet dhe shantazhet e votuesve. Unë kam shumë shpresa se shqiptarët këtë herë besoj se nuk do t’i japin biletë kaluese Ali Ahmetit i cili 3 muaj nuk është askund, nuk ka thënë asnjë fjali lidhur me përkujdesjen e shëndetit të njerëzve të cilët ai pretendon se i përfaqëson, dhe mendoj se edhe në këto zgjedhje paraqitja e tijë do të refuzohet nga ana e shqiptarëve. Besoj se qëndrimet tona do t’i mbështesin edhe forcat tjera politike, që zgjedhjet të mbahen në afatin e përcaktuar.

Gazetari: “Nëse mbahen zgjedhjet, sa vota pritet të fitojë PDSH-ja”

Mendoj se PDSH-ja ështe parti e vjetër dhe ka një elektorat konstant, sidomos këto vitet e fundit dhe muajt e fundit, pas këtyre ngjarjeve rreth pandemisë ku shqiptarët definitivisht ngelën pa mbrojtje institucionale, besoj se PDSH-së do t’i kthehen votuesit tradicional, merrni shiqoni rezultatet PDSH-ja edhe në momentet më të vështira kalon mbi 70,000 votues, unë kam shumë shpresa dhe mund të them lirisht me plotë bindje se këtë herë PDSH-ja do të kalojë mbi 70,000 vota dhe do të jetë një rezultat solid për PDSH-në.

Gazetari: “Në konferencën e fundit për shtyp kërkuar nga qeveria që të gjithë qytetarëve mbi 18 vjet t’u ndahen nga 100 Euro, a ështe pranuar ai propozim?”

Jo zyrtarisht ky propozim është futur në procedurat e komisionit që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike dhe unë me sa kam informata, mundohet të riformulohet ky propozim që çdo qytetarë i papunë apo nga mbrojtje sociale, apo ka të ardhura të ulta, qeveria të jep një masë pagese nga 6,000 deri 10,000 denarë, megjithatë ne do të insistojmë që çdo qytetarë në Maqedoni mbi 18 vjet të subvencionohet fillimishtë nga qeveria me 100 Euro, ndërsa te pyetja e juaj unë mendoj se jo vetëm betejën me koronavirusin apo lufta do të jetë e rënde dhe ndoshta me muaj apo me vite që i kemi para, por do të kemi një luftë të fuqishme brenda këtijë viti por ndoshta edhe më gjatë në aspektin e fukarallëkut dhe dëmtimit të idares njerëzve, edhe sigurishtë kjo është arsyeja e dytë që i kisha preferuar zgjedhjet sepse jam i bindur se me fitoren e PDSH-së dhe pjesmarjen e PDSH-së në qeverisje dhe me realizimin e qëllimit të PDSH-së që kryetari i PDSH-së të jetë zv.Kryeministër dhe të ketë të drejtën e vetos në buxhetin e shtetit, bëhet shumë më e lehtë lufta për përmirsimin apo rimëkëmbjes së idares së shqiptarëve.

Gazetari: “Zotri Thaçi, pritet të ketë zgjedhje, nëse ka zgjedhje duhet të ketë lehtësim të masave si p.sh hapje të kufijve pasi kemi shumë qytetarë jashtë”

Unë mendoj se javën tjetër do të ketë lehtësim të masave por çështja e kufijve ështe diskutabile pasiqë është bilaterale, nuk mvaret vetëm nga ne por edhe nga shtetet tjera, dhe nuk e di se si do të jetë rekomandimi i OBSH-së për hapjen e kufijve, a do të ketë testime vetëm me temperaturën apo testi që do duhet të aplikohet, por besoni se qëndrimi im është se edhe pavarsisht vështirësive ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe në luftë e sipër ta mundim virusin dhe t’a përmirsojmë dëmin ekonomik të shkaktuar gjatë kësajë kohe.”

Video link:

Shërbimi për Informim, PDSH

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!