“Në zgjedhjet presidenciale PDSH-ja tregoi fuqinë e saj, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të jenë sfidë për unitetin tonë ndërpartiak”, porositi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në iftarin e organizuar mbrëmë në Tetovë me anëtarësinë partiake. Sipas tij, anëtarësimi i vendit në NATO është suksesi ynë si parti politike dhe se deri në fund të vitit do të realizohet ky projekt i yni.
“Projekti i PDSH-së deri në fund të vitit do të finalizohet dhe Maqedonia do të jetë anëtare e plotë në NATO. Detyra e e të gjithëve neve dhe të gjithë shqiptarëve është që ta strukturojmë, forcojmë dhe të bashkojmë PDSH-në me elementë të caktuar që ishin ndarë. Në zgjedhjet parlamentare të dalim më të fuqishëm”, theksoi Thaçi.