Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi me ftesë të kryeministrit të Kosoves z.Ramush Haradinaj mori pjesë në manifestimin qendror që u mbajt në Gllogjan për nder të 21 vjetorit të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 20 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Nato-s kundër forcave pushtuese serbe.
Si përfaqesues i shqiptarëve nga Maqedonia Veriore, kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi perveç me kryeministrin Haradinaj u takua edhe me Presidentin e Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, përfaqesuesin e familjes heroike të Jashajrave z.Rifat Jashari, gjeneral Daut Haradinaj, gjeneral Sulejman Selimi si dhe shumë personalitete tjere të rëndësishme të Republikes së Kosovës.
Z.Menduh Thaçi nderoi të rënët per liri si dhe të ndjerin Bacë Hilmi Haradinaj duke vendosur kurrore lule në varrezat e tyre.