Mendi Qyra, biznesmeni i njohur strugan vlersohet me çmimin “Shën Tereza” në fushën e humanizmit, shkruan Struga Ekspres.
Ja çfarë thotë për vlerësimin që ju bë vet z.Mendi Qyra:
“Kënaqësi që jam vlerësuar me çmimin “Shën Tereza shqiptarja e gjithë botës” në fushën e humanizmit.
Për mua filantropia është institucion shpirtëror tek njeriu, që jeton dhe rritet me vepra bëmirësie, e ky institucion vazhdimisht ushqen shpirtin, ku ky i fundit s’jeton pa të parin.
Normalisht edhe unë përjetojë kënaqësi shpirtërore për atë që bëj, për atë që mundem të bëj, për shoqërinë dhe rrethin ku jetoj e kjo më rigjeneron energji, më jep ide të reja për punë,angazhime në fushën e bamirësisë,humanizmit etj.
Të bërit vepra humane të bëjnë shpirtërisht të plotësuar, në atë rast të japin energji, apo më mirë thënë kthehet energjia e shpenzuar.
Kjo do të thotë të gjithë ata që japin patjetër që edhe marrin, por kuptohet jo në formë materiale por në formë kënaqësie shpirtërore .”, shprehet biznesmeni strugan,Mendi Qyra.