Një fillim sezoni siç e meritojmë!
“Që nga dita e parë kam besuar në potencialin sportiv të #Strugës dhe në zemrën e madhe të tifozëve tanë. Historia e FC Struga Trim Lum është historia e një ëndrre të ndërtuar me punë, përkushtim dhe dashuri për futbollin. Nga një nevojë e qytetit tonë për një klub serioz, deri tek suksesi i jashtëzakonshëm në Ligën e Parë dhe garat europiane – çdo hap është shkruar me pasion dhe me mbështetjen tuaj të palëkundur.
Jam i lumtur që e hapëm sezonin e ri me një fitore të merituar ndaj FK Makedonija Gj.P. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ku bashkë do të synojmë edhe më lart.
Faleminderit tifozëve për energjinë që na jepni dhe djemve për lojën që bëjnë.
Dhe pa dyshim, faleminderit djema që vulosni besimin tonë se struganët mundet të jenë të parët dhe në fushë, e mbi të gjitha që na bëni krenarë duke bërë histori. 💙⚽” u shpreh presidenti i klubit, Mendi Qyra.
#FCStrugaTrimLum #BashkëPërStrugën #KrenarPërJu