Thursday, September 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMendi Qyra pas takimit me bizneset në Strugë: “Zëri juaj më bën...

Mendi Qyra pas takimit me bizneset në Strugë: “Zëri juaj më bën më të fuqishëm – Struga ka nevojë për ndryshim rrënjësor!” (FOTO)

Mendi Qyra pas takimit me bizneset në Strugë: “Zëri juaj më bën më të fuqishëm – Struga ka nevojë për ndryshim rrënjësor!” (FOTO)

Kandidati i Pavarur për kryetar komune, Mendi Qyraka zhvilluar një takim të frytshëm me pronarë biznesesh në qytetin e Strugës, ku janë diskutuar hapur sfidat dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik të zonës. Ai tha se nga ky takim ka dalë më i vendosur se kurrë për të çuar përpara një vizion të ri për qytetin.

“Ardhja juaj më bëri edhe më të fuqishëm! Idetë dhe propozimet që ndamë së bashku më dhanë një pasqyrë të qartë për drejtimin që duhet të ketë Struga në katër vitet e ardhshme,” deklaroi Qyra.

Ndër mesazhet më të fuqishme që dolën nga ky bashkëbisedim ishin:

“Mjaft folëm për kanalizime derisa bota merret me Inteligjencë Artificiale!”

“Komuna duhet të ketë një administratë efektive!”

“Të punojmë 10 muaj dhe jo vetëm 2 muaj në vit!”

“Duhet trajnim për të rinjtë!”

“Urgjent të zhvillohet turizmi!”

Sipas Qyrës, këto nuk janë thjesht kërkesa, por thirrje të qarta për një ndryshim rrënjësor të strukturave menaxhuese, që sipas tij, kanë dështuar t’i përgjigjen nevojave të kohës.

“Me plan të qartë pune dhe aftësi menaxheriale, Struga do të ringjallet. Bizneset tona do të funksionojnë gjatë gjithë vitit, jo vetëm sezonalisht,” theksoi ai.

Mendi Qyra e përmbylli takimin duke riafirmuar vizionin për një Strugë moderne, të zhvilluar dhe me ekonomi të gjallë, ku komuniteti i biznesit është partner kyç në zhvillim.

🔹 #MendiQyra
🔹 #Struga
🔹 #BiznesetPërNdryshim

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments