Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se janë pro rritjes së pagës mininale deri në 500 euro.
Qyra tha se rritja e pagave do të ndihmonte në uljen e nivelit të papunësisë në vend, si dhe do të ishte një hap pozitiv për vendin pasi po synon dhe anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.
“Paga minimale tashmë disa vite është çështje që e diskutojmë. Ne si OEMVP jemi të mendimit që paga minimale të rritet deri në 500 euro, mirëpo për pjesën shtesë pra rreth 150 nga ajo aktuale që është të mos paguhen kontibute dhe të stagnojmë në të. Të mos jetë 450 euro por të startohet me 500 euro për çdo punëtor fillestar dhe normal që ato që janë më profesionistë të paguhen më shumë. Tatimet e pagës tek në janë shumë të larta, ndaj ne kërkojmë që kontributet të ulen. Ne e kemi kërkuar këtë vazhdimisht edhe me Sindikatat e kemi biseduar këtë opsion sepse mendojmë se paga minimale duhet të rritet. Kemi rreth 500 mijë të punësuar në sektorin privat dhe me rritjen e pagave do të ndikojmë në uljen e papunësisë në vend”, tha Qyra. /tvklan.mk