Tuesday, September 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMendi Qyra nga Vjena: Struga ka njerëz të suksesshëm në botë që...

Mendi Qyra nga Vjena: Struga ka njerëz të suksesshëm në botë që duan ta shohin vendlindjen duke u zhvilluar (VIDEO))

Une ja bera ku din ata:Mendi Qyra nga Vjena: Struga ka njerëz të suksesshëm në botë që duan ta shohin vendlindjen duke u zhvilluar

Kandidati për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, gjatë vizitës së tij në Austri, zhvilloi një takim me arkitektin e njohur strugan, Driton Coma, në studion e tij të arkitekturës në Vjenë.

“Është krenari e madhe të shohim struganët tanë të suksesshëm në botë, por edhe më e madhe është krenaria kur ata nuk e harrojnë vendlindjen. Dritoni është shembull i gjallë se si dashuria për Strugën kthehet në investime konkrete, zhvillim dhe besim se vendit tonë i duhet një ndryshim rrënjësor”, u shpreh Qyra.

Ai theksoi se vizioni i tij për Strugën bazohet në bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë:
“Bashkë me njerëzit tanë, këtu dhe jashtë kufijve, do ta ndërtojmë Strugën që e meritojmë”, shtoi Qyra.

Ky takim, sipas tij, është një dëshmi e qartë se Struga ka potencial të madh njerëzor, i cili, kur orientohet drejt vendlindjes, mund të sjellë zhvillim të qëndrueshëm dhe ndryshim të vërtetë për qytetin.

https://www.facebook.com/share/r/1CrQNAhJUy/?mibextid=wwXIfr

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments