Wednesday, September 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMendi Qyra nga Austria: Mërgata është forcë e gjallë për ndryshimin e...

Mendi Qyra nga Austria: Mërgata është forcë e gjallë për ndryshimin e Strugës (FOTO)

Mendi Qyra nga Austria: Mërgata është forcë e gjallë për ndryshimin e Strugës

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, gjatë vizitës së tij në Austri është pritur nga bashkatdhetarët struganë, të cilët shprehën mbështetje për vizionin e tij.

“Me përulësi të madhe falënderoj bashkatdhetarët tanë në Austri për pritjen dhe mbështetjen. Emocioni ishte i jashtëzakonshëm, dashuria për Strugën na bashkon të gjithëve kudo që jemi”, tha Qyra pas takimit.

Ai shtoi se ajo që e la më së shumti me mbresa ishte interesimi i madh i mërgatës për zhvillimet në Strugë, si dhe njohja në detaje e çdo problematike. “Përveç kësaj, u pa edhe gatishmëria e tyre për të dhënë zgjidhje konkrete”, nënvizoi kandidati i pavarur.

Sipas tij, ky takim ishte dëshmi e qartë se mërgata strugane mbetet një forcë e gjallë për ndryshimin dhe zhvillimin e qytetit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments