Friday, September 12, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMendi Qyra mirëpritet në Podgorcë: Dëshira për ndryshim është e madhe (FOTO)

Mendi Qyra mirëpritet në Podgorcë: Dëshira për ndryshim është e madhe (FOTO)

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, takim me qytetarët në Podgorc: “Hallet janë të shumta, por dëshira për ndryshim është më e madhe”

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Podgorc. Mes një kafeje dhe një bisede të këndshme, qytetarët ndanë shqetësimet e tyre të përditshme, problemet infrastrukturore dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

“Është e qartë se hallet dhe ankesat janë të shumta, por ajo që më la përshtypje është forca e brendshme e njerëzve këtu dhe dëshira e madhe për një ndryshim të vërtetë, për një të ardhme më të denjë”, u shpreh Qyra pas takimit.

Ai theksoi se zëri i çdo qytetari ka rëndësi dhe se ndryshimi fillon pikërisht nga dëgjimi i atyre që për vite me radhë janë ndier të harruar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments