Nëse gjithçka do të shkonte sipas asaj që ishte planifikuar dhe nëse nuk do të kishte probleme me planet urbanistike, sektori i ndërtimtarisë do të kishte realizim prej mbi 1 miljard euro, theksoi afaristi Mendi Qyra në emisionin Biznes Plus në TVM2. Ai tha se qëllimi investitorëve sipas tij nuk është kthimi i mjeteve, por realizimi i investimeve të tyre, me çka do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik.
“ Është bërë një analizë se nëse këto planet urbanistike rifillonin të ndërtoheshin dhe finalizoheshin, gjithë këto xhiro, në rastin final vijnë rreth 1 miljard euro. Parcialisht, sigurisht se mund të jenë më shumë, por pak a shumë aty.”, tha mes tjerash afaristi Mendi Qyra në Biznes Plus.