Wednesday, September 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMendi Qyra me mërgimtarët në Austri: Janë forcë e gjallë për ndryshimin...

Mendi Qyra me mërgimtarët në Austri: Janë forcë e gjallë për ndryshimin e Strugës

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka ndarë një reagim pas takimit me bashkatdhetarët struganë në Austri. Ai shprehu mirënjohje për pritjen dhe mbështetjen që mori, duke e cilësuar emocionin si “të jashtëzakonshëm”.

Në postimin e tij, Qyra theksoi se dashuria për Strugën i bashkon qytetarët kudo që ndodhen, ndërsa vlerësoi interesimin dhe njohjen e detajuar të problematikave lokale nga diaspora.

“Ky takim ishte dëshmi se mërgata jonë është forcë e gjallë për ndryshimin dhe zhvillimin e Strugës,” u shpreh Qyra.

Takimi me diasporën, sipas kandidatit të pavarur, tregoi gjithashtu gatishmërinë e bashkatdhetarëve për të kontribuar me ide dhe zgjidhje konkrete në proceset zhvillimore të komunës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments