Monday, July 7, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMendi Qyra: Ju njoftoj se ditëve në vijim do deponoj dorëheqjen time...

Mendi Qyra: Ju njoftoj se ditëve në vijim do deponoj dorëheqjen time si Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Të nderuar anëtarë, partnerë, media dhe opinion i gjërë,

Me shpalljen e intencës time për të qenë kandidat i pavarur për kryetar komune në Strugë, lindën dhe mu adresuan shumë pyetje nga kureshtja dhe interesimi i të gjithë atyre që ndjekin punën time, e sidomos angazhimin tim në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Sipas nenit 20 të Statutit të OEMVP-së, çdo person i strukturave të Odës që përfshihet në politikë me kandidaturë, nuk mund të mbajë njëkohësisht pozita udhëheqëse brenda Odës, edhe pse kandidimi im vjen nga mbështetja e sektorit privat si kandidat i pavarur.
Duke qenë se kam vendosur të ndërmarr një hap të tillë në jetën time publike, dhe duke pasur parasysh se pavarësia, integriteti dhe funksionimi i pandikuar i OEMVP-së janë shumë të rëndësishme, Ju njoftoj se ditëve në vijim do deponoj dorëheqjen time si Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore tek anëtarët e Këshillit Drejtues në koordinim me këshillin drejtues dhe me konsultë në Statutin e OEMVP-së, si akt juridik më i lartë në këtë institucion.
E ndjej si obligim moral dhe profesional që ky hap të ndërmerret pavarësisht faktit që procesi i zgjedhjeve lokale ende nuk është zyrtarizuar.
Transparenca, besueshmëria dhe neutraliteti i Odës, si institucion apolitik nuk duhet të vihet asnjëherë në pikëpyetje, pavarësisht ambicieve apo zhvillimeve individuale.
Ky vendim nuk nënkupton shkëputje nga vlerat apo nga komuniteti i biznesit që më ka dhënë besimin, por është një dëshmi e sinqeritetit tim në raport me misionin e përbashkët që kemi ndërtuar. Unë do të mbetem gjithmonë në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe mbështetës i fortë i OEMVP-së dhe i komunitetit të biznesit.

Me respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin që kemi ndërtuar së bashku,

Mendi Qyra

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments