Ishte kënaqësi të isha pjesë e organizimit të “Islami Komerc ” fabrika e produkteve të mishit, ku na bëri bashkë afaristët, Kryetarin e BFI në RMV Reisin Z.Fetau, myftyninë e Meshihatit Strugë Z.Murtishi, qytetarë nga f.Ladorishtë,Frengovë,Teferiç,Zagraçan ,Shumë ,Strugë e shumë fshatra tjerë,si dhe Ambasadori në Arabinë Saudite Z.Salim Sulejmani.
Unë si ish Kryetar I Odës EMVP dhe si kandidat I pavarur PËR STRUGËN, shpreha kënaqësi si dhe u ndjeva krenar për punën që bëjnë familja DAUTI!
Po ashtu dhash mbështetjen e fuqishme familjes DAUTI për punën që bëjnë në prodhim,si veprimtari komplekse në RMV,por edhe shumë e rëndësishme.
Me marrjen e “Çertifikatës Hallall ” kompanisë I jepet mundësia për rritjen e prodhimit dhe shtrirjen në treg akoma më shumë, në RMV por jo vetëm.
Suksese dhe mbarësi familjes DAUTI për një rrugëtim të gjatë dhe pa probleme.
Me respekt kandidati i
pavarur PËR STRUGËN
Mendi Qyra