
Faleminderit Robert Mileski për mbështetjen dhe besimin. Ky gjest tregon se mbi çdo dallim etnie, feje apo bindjeje politike, qëndron dashuria për Strugën dhe dëshira për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.
Mendi Qyra do të jetë kryetar i të gjithëve, i çdo strugani që dëshiron zhvillim, rend dhe dinjitet.

Qëllimi im është i qartë: realizimi i projekteve reale që do ta bëjnë Strugën një vend më funksional, më të sigurtë, më të gjelbërt dhe më të zhvilluar.
Mendi Qyra-Kandidat i Pavarur për Komunën e Strugës


