Ftesë për bashkëbisedim me mërgatën shqiptare
Mendi Qyra: “Bashkë për Strugën që duam!”
Të nderuar qytetarë të Strugës që jetoni dhe veproni jashtë vendit,
Me respekt dhe mirënjohje për përkushtimin tuaj ndaj vendlindjes, kam kënaqësinë t’ju ftoj në një takim të hapur dhe miqësor, ku do të ndajnë mendime, ide dhe vizione për të ardhmen e Strugës.
📅 E shtunë, 26 korrik 2025
🕒 Ora 15:00
📍 Hotel “Ëmbla” – Salla e konferencës, Strugë
Ky bashkëbisedim është një mundësi për të dëgjuar zërin tuaj, për të diskutuar sfidat që na preokupojnë dhe për të bashkëndërtuar një vizion të përbashkët katërvjeçar për Strugën.
Ju, mërgimtarë të nderuar, jeni promotori i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe social të komunës tonë. Përkushtimi dhe përvoja juaj janë frymëzim dhe forcë që më japin motivim për të realizuar misionin tim: një Strugë të zhvilluar, të drejtë dhe me mundësi për të gjithë.
Ejani të bisedojmë hapur. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin që e dëshirojmë prej kohësh.
Me respekt dhe përkushtim,
Mendi Qyra
Kandidat i pavarur për komunën e Strugës
(Struga Ekspres)