“Të gjithë burrështetasit e “Shqipërive” tona, jetojnë me frikën se mos dështon referendumi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe, i ftojnë shqiptarët e vendit të votojnë pro Marrëveshjes maqedono-greke! Vallë është e mundur të jenë aq të painformuar sa të mos e dinë se rinia shqiptare e ka braktisur Maqedoninë dhe se në këtë shtet, jetojnë vetëm aq shqiptarë sa është numri i të paaftëve për punë dhe i votuesve të BDI-së?! Andaj ja po ua them: mos u mërzitni sepse në Maqedoni nuk ka shqiptarë për të votuar, por aty është kryetari ‘properëndimor’ i BDI-së me ‘ekspertët’ e vet për mbushjen e kutive! E madje për herë të parë, ky veprim ‘demokratik’, të cilin kjo parti e zbaton dekada me radhë gjatë zgjedhjeve, nuk do i pengojë as Brukselit! Sepse ndoshta ne nuk u bëmë si e gjithë Evropa, por prej moti, BE-ja është bërë si gjithë ne!” (Kim Mehmeti)