Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMediat në Maqedoni janë politizuara dhe të robëruara

Mediat në Maqedoni janë politizuara dhe të robëruara

Klientelizmi është më tepër rregull se sa përjashtim, politizimi i mediave çon drejt mediave të robëruara, skena mediale edhe më tej në pjesë të madhe mbetet e kontrolluar nga qendra të ndryshme të fuqisë.
Ky është konkludimi nga matja e tretë e indeksit të klientelizmit në media, të cilin e zbaton Partneriteti për zhvillim shoqëror nga Kroacia dhe shtatë organizata nga rajoni, mes të cilave edhe Pablik nga Maqedonia.

Vendi ka shënuar regres në indeksin për vitin 2017, i cili tani është -0,58. Serbia shënon përparim të vogël me indeks prej 0,5, ndërsa indeksi i Malit të Zi stagnon (-0,55). Regresi vërehet edhe te Kroacia (-0,32), Rumani (-0,67) dhe Bosnjë e Hercegovinë (-0,67).

“Nuk ka zhvendosje më të mëdha lidhur me vitin e kaluar, as lidhur me matjen e parë”, tha Maja Ravanski nga Pablik duke theksuar se reformat mediale e kanë humbur prioritetin para çështjeve të tjera edhe krahas angazhimit deklarativ se e tërë kjo nevojitet.

Indeksi tani viti i tretë matet në kuadër të projektit “Rrethi medial i përgjigjeve të shoqërisë civile të korrupsionit dhe klientelizmit në media”. Fokusi i indeksit është pikërisht kapaciteti i shoqërisë që t’i detektojë dhe pengojë praktikat klienteliste.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments