Me sofër bosh dhe me sy drejt qiellit kjo familje përballet në vazhdimësi dhe prej vitesh me mjerimin në çdo cep të shtëpisë. Katër femijë të mrekullueshëm, kjë familje I mban vetëm me ndihmën sociale si burim I vetëm I egzistencës për momentin.
Problemet shëndetësore të fëmijëve, dhe plot halle të tjera e bëjnë atmosferën të padurueshme. Hall i madh jo vetëm përballja me skamjen, e kur këtij halli i shtohet sëmundja e kryefamiljarit, atëherë vuajtjet rriten akoma më tepër. Semundja e babait ka pllakosur si gjëmë dhe fëmijët e vegjël që shpesh I zë gjumë me stomak të pangopur me bukë.
“Shumë, vetëm shpirti im e di si jam duke jetuar dhe si jam duke i rritur femijët, zemra ndonjëherë po më digjet, mbrëmë kam qarë shumë, dicka nuk ndjehesha mirë, Kisha kokëdhimbje të madhe. Ndonjëherë i çoj duart lart dhe lutem” o Zot me nxirr në dritë ndonjeherë, bukë e kripë të ha, tjetër nuk dua më shumë, dhashtë Zoti, bile keto femijë ti nxjerr në dritë, tjetër nuk dua. Unë nga zori kam dale jo prej qejfit, kush del nga qejfi, shumë veshtir e kam, nuk di cka të bëj”, tha Lumturie Qaili.
Përveç varfërisë ata luftojnë çdo ditë dhe frikën e ardhjes së dimrit ndërsa I ftohti e ka shum lehtë të depërtojë qoft nga ditarja apo dera, qoftë nga katër anët e shtëpisë.
“Nuk dua azgjë tjetër vetëm bukë e kripë, vetëm të isha në kolibën time, do ti falenderoja sa te jem gjallë , fëmijët ti rehatoj, ta fus kokën në shtëpi, në kolibën time, më shumë nuk dua asgjë, vetëm fëmijët ti kem shëndoshë . Këtë shtëpi ta kisha rregulluar, më shumë nuk dua, nuk di si të shprehem prej gëzimit. Më duket vetëm kisha qarë, kam shpresë. Nuk kam asgjë , as lavatriçe ë laj rroba as fshesë me rrymë, nuk kam asgjë nuk kam. Shpirti im e di si e kam kaluar dimrin këtu, shumë vështire, pllafonin e kam pasur me najllonë, kur ishin dridhjet e tokës u friguam shumë, fëmijët më pyesin: o mami kur do të rregullohemi edhe ne??”, tha Lumturie Qaili, njofton TVM2.
Kanë kaq shumë për të thënë, për të treguar që po shkrihen cdo ditë pa zhurmë, nën mjerimin që i ka mbuluar. Shpresa duket se po u shuhet dita-ditës. Hallet që mbajnë në supe s’do mund t’i kishte mbajtur dot askush tjetër veç njeriut. Andaj na mbetet të themi që shumë pak mjafton të japim nga vetja për të ndryshuar jetën e kësaj familjeje.