Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMë në fund Sela dhe Kasami bashkojnë forcat, kësaj radhe në parlament

Më në fund Sela dhe Kasami bashkojnë forcat, kësaj radhe në parlament

Bilall Kasami dhe Zijadin Sela janë duke u marrë vesh për grup të ri parlamentar opozitar në Parlament, kanë njoftuar për Tv 24 burime partiake. Të njëjtat burime, kanë thënë se anëtari i pestë , i domosdoshëm për formimin e grupit parlamentar, mund të jetë deputeti i njërës prej bashkësive më të vogla etnike në Parlament, me të cilin poashtu janë duke u zhvilluar negociata, transmeton Gazeta Lajm.
“Kjo do të thotë se Afrim Gashi dhe dy deputetët e tij nga krahu i Shkupit te Besa, do të mbeten pa grup parlamentar nga dita e premte kur do të bëhen pjesë e qeverisë. Se grupi parlamentar duhet të deklarohet se si do të funksionojë paralajmëroi edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi. Deputeti i Besës së Bilall Kasamit, nga ana tjetër thotë se ata janë opozitë”, raporton TV 24.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments