Me kallashnikov dhe fishekë në automjet, arrestohen dy të rinj, dyshohet se do i trafikonin drejt RMV-së

0
1689

Dy persona janë arrestuar në Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Entrance”.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në hyrje të qytetit të Elbasanit, u ndalua për kontroll automjeti tip “Audi”, me drejtues një 21-vjeçar dhe pasagjer një 22-vjeçar.

Në këtë automjet u gjet 1 armë zjarri kallashnikov dhe 114 fishekë luftarak që dyshohet se posedoheshin me qëllim trafikimin drejt RMV-së.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, si dhe u sekuestruan arma e zjarrit dhe municioni.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5