Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMe buxhetin e ri, pensioni mesatar në Maqedoninë e Veriut do të...

Me buxhetin e ri, pensioni mesatar në Maqedoninë e Veriut do të jetë 15.500 denarë


Nga janari i vitit 2020 pensionistët do të marrin pensione të rritura për 700 denarë. Me këtë rritje të fundit pensioni mesatar do të jetë 15.500 denarë. Rritja, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, nuk është zgjidhje ad hok, por rezultat i asaj që vitin e kaluar paga mesatare është rritur për mbi pesë për qind, ndërsa paga minimale për mbi 15 për qind.

“Gjatë zbatimit të reformës pensionale dhamë indeksizim të shpenzimeve për jetë dy herë në vit dhe rritje të tretë shtesë kur do të kemi parametra të tjerë ekonomikë si mundësi që ta harmonizojmë cilësinë e jetesës të popullatës së aftë për punë me pensionistët. Për këtë në nenin 37 të ligjit intervenojmë dhe themi se në rast kur paga minimale rritet me mbi 15 për qind dhe paga mesatare në vitin paraprak mbi pesë për qind i harmonizojmë pensionet për herë të tretë deri në maksimum deri në rritjen e pagës minimale në shtet”, tha Carovska, duke shtuar se me këtë në njëfarë mënyre bëhet indeksizim i pensioneve në drejtim të ndjekjes së rritjes ekonomike dhe potencialit të shtetit.

Kjo rritje, theksoi Carovska, është më e larta në 12 vitet e fundit sepse nuk bëhet përjashtim i indeksizimit të planifikuar ligjor të shpenzimeve të jetës.

“Ajo mbetet në sistem dhe në këtë mënyrë e ruajmë stabil, ndërsa gjithmonë kur do të paraqiten këta dy indikatorë – rritje e BPV-së mbi katër për qind ose rritje e pagës minimale dhe mesatare, do t’i rrisim për herë të tretë pensionet”, theksoi ministrja në konferencën e sotme për shtyp.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se vallë me këtë rritje të pensioneve nuk hapet mundësi nga rritja e vrimës në sistemin pensional, sepse rriten mjetet të cilat nga Buxheti transferohen drejtë fondit pensional, ministrja Carovska tha se në shumën totale e cila është rritur në pjesën më të madhe merr pjesë masa për subvencionimin e kontributit për rritjen e pagave në sektorin privat.

“Në transferin total të Buxhetit drejtë SPIM-së është ruajtur masa subvencione të pagave dhe shuma më e madhe si e shtuar është për masën për subvencionimin e pagave prej 600 deri në 6.000 denarë, sepse pagesa do të shkojë përmes Ministrisë. Këto para për subvencionim nuk e rrisin vrimën. Ata transferojnë para dhe e mbyllin sepse arrijnë deri te Fondi, sepse kemi vendosur që ligjërisht t’i mbështesim kompanitë që të paguajnë paga më të larta”, tha Carovska.

Ajo sqaroi se në vitin 2018 deficiti në Fond ishte 19 miliardë e 420 milionë denarë, ndërsa në vitin 2019 ishte ulur në 15 miliardë e 644 milionë denarë, me çka sistemi pensional dhe fondi ishin mbrojtur.

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Shaip Zeneli tha se fondi është stabilizuar dhe se ka rritje për 10 për qind të të ardhurave të tij sa i përket kontributeve, për shkak të rritjes së kontributeve prej 18 në 18,4 për qind, rritjen e pagave dhe rritjen e numrit të të punësuarve në shtet.

Stanka Trajkova, kryetare e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve thotë se ata e kanë kërkuar këtë rritje për shkak të rritjes së pagës mesatare dhe pagës minimale, për shkak të ruajtjes së vlerës së pensioneve.

Rritja e pensioneve, thotë ajo, do të kontribuojë për rritjen e standardit të jetesës së pensionistëve, por edhe të anëtarëve të familjeve të tyre. kjo, potencoi Trajkova, është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh atë që 62,2 për qind e pensionistëve kanë pensione minimale ose pensione deri në lartësinë e pagës mesatare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!