Sunday, April 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëMe 89 vota shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Me 89 vota shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Kjo ka ardhur pas dorëheqjes se kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili mori ftesë që të intervistohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ky vendim tashmë do i dërgohet, presidentit për dekretim.

“91 deputetë kanë votuar, 89 për, 1 kundër, 2 abstenime. Kuvendi vendos për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi i dërgohet presidentit të Kosovës për dekretim në pajtim me nenin 82, paragrafi 1, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës. Urime gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments