Më 1 Qershor është caktuar seanca parlamentare në të cilën deputetët do të votojnë ministrat dhe zëvendës ministrat e rinj të Qeverisë së Maqedonisë.
Në pozitat e ministrave janë emëruara:
Renata Deskoska – ministre e Drejtësisë, e cila largohet nga posti i minstres së Arsimit dhe Shkencës, radhë e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë;
Arbër Ademi – ministër i Arsimit dhe Shkencës, i cili lëviz nga posti i zëvendësministrit të MASH, radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim;
Asaf Ademi – ministër i Kulturës, i cili vjen si rezultat i zgjerimit të koalicionit qeveritar dhe përfshirjes së BESA-s në të, dhe
Bardhyl Dauti – ministër pa Resor, post ky i marrë pasi që Partia Demokratike Shqiptare u bë pjesë e koalicionit qeveritar.
Si zëvendësministra janë emëruar:
Andrej Zhernovski – zëvendësministër i Punëve të Jashtme;
Asim Musa – zëvendësministër i Shëndetësisë, radhe e Bashkimit Demokratik për Integrim;
Gjonul Bajraktar – zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, radhë e BDI-së, dhe Sadik Bekiri – zëvendësministër për Transport dhe Lidhje, radhë e PDSH-së.
Të njëjtat emra janë dorëzuar edhe mbrëmë vonë në Kuvendin e Maqedonisë dhe deri në fund të muajit, duhet të votohen në seancë plenare.
Propozimi i qeverisë pasditen e sotme pritet të publikohet në ueb faqen e Kuvendit.
Javën e kaluar kryeministri paralajmëroj që koalicione të reja partnere në Qeveri do të jenë BESA e Afrim Gashit, PDSH dhe Bashkimi i Romëve e Amdi Bajram. Ai shtoi se Bajram nuk do të fitojë ministri po pozita tjera.