Dje më datë 30.07.2022 rreth orës 15:15 në SPB Ohër është raportuar se R.M.(77) nga fshati Plasnicë, Makedonski Brod, është nxjerrur nga ujërat e liqenit të Ohrit në plazhin përballë një hoteli në bregun e Ohrit, njofton Struga Ekspres.
Pas reanimacionit, personi është konstatuar i vdekur nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, pa shenja dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.
(Struga Ekspres)