Mbytet një person në plazhin e Golemit në Durrës

0
56

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në plazhin e Golemit në Durrës.
Një i moshuar rreth 75 vjeç është nxjerrë i pajetë në breg.

Sipas dyshimeve paraprake, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi ka pësuar infarkt gjatë kohës që ka qenë brenda në ujë.

Trupi i pajetë është nxjerrë jashtë nga dy të rinj të cilët kanë rrëfyer ngjarjen e tmerrshme.

Sipas dëshmitarëve, dhe policia ka mbërritur ende në vendngjarje, ndërkohë që pritet të vijë ambulanca të marrë kufomën.

Në videon e siguruar nga JOQ, viktima është mbuluar me peshqir dhe gjendet i shtrirë në rërë./a.m.