Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriMbytet në Durrës një 18 vjeçar

Mbytet në Durrës një 18 vjeçar

Dy të mbytur është bilanci tragjik i kësaj të diele në Durrës dhe Velipojë.

Në një njoftim gjatë orëve të pasdites, autoritetet policore në Durrës njoftuan vdekjen e një 18-vjeçari, i cili u mbyt në plazhin e Gjirit të Lalëzit. I riu nga Tirana, me iniciale F. A., ndërroi jetë në spital.

Më herët gjatë paradites, një 29-vjeçar u mbyt në ujërat e plazhit të Vilunit në Velipojë. Elvin Palaj hyri në det për të shpëtuar të fejuarën e tij, por për shkak të detit të trazuar u mbyt vetë.

Plazhet shqiptare vijojnë të vuajnë problematikën e mungesës së rojeve bregdetare. Ndonëse bizneset kanë detyrimin ligjor që të vëzhgojnë plazhet e tyre me roje bregdetare, kjo gjë nuk ndodh dhe ligji vazhdon të mos respektohet, duke i kushtuar jetën pushuesve./tvklan.al

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments