Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMblidhet Këshilli për Siguri Nacionale, do të shqyrtoj gjendjen me koronavirusin dhe...

Mblidhet Këshilli për Siguri Nacionale, do të shqyrtoj gjendjen me koronavirusin dhe shtyrjen e zgjedhjeve

Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, sot pasdite do të mbahet mbledhje e Këshillit për siguri nacionale në të cilën do të bisedohet për gjendjen me koronavirusin në vend. Në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë dhe shefi i SHM të Armatës.

Pritet që në mbledhje të bëhet fjalë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuar për më 12 prill. Partitë deri më 22 mars, siç paralajmëroi, i vendosën nën moratorium aktivitetet në terren për zgjedhjet.

Presidenti i shtetit, duke e paralajmëruar mbledhjen e Këshillit të sigurisë, theksoi se edhe nëse shtyhen zgjedhjet për një muaj apo dy, ky nuk do të jetë fundi i botës, duke shtuar se vendimi i mundshëm për shtyrje të zgjedhjeve duhet të sillet me konsensus të të gjitha palëve politike.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments