Iniciativa qytetare që angazhohet për zgjedhje në lidhje me mbajtjen e maskave nëpër shkolla, dje ka mbajtur protesta në Shkup, Manastir, Kavadar, Shtip, Kumanovë, Strumicë, Ohër dhe qytete tjera.
Nisma, e cila brenda pak ditësh mori më shumë se 9 mijë mbështetës në rrjetet sociale, angazhohet që protokollet e Covid-it në arsim të ndryshojnë, pra përdorimi i maskave nga i detyrueshëm, të jetë zgjedhje e prindërve.
Prindërit thonë se protokollet janë të palogjikshme dhe sipas tyre klubet sportive, restorantet, këndet e lojërave mund të përdoren pa maska, ndërsa nxënësit nuk lejohen të hyjnë në shkolla nëse nuk mbajnë maska.
Sipas tyre, pasojat e përdorimit të maskave që bllokojnë rrjedhjen e oksigjenit në tru, do të kenë pasoja afatgjata për shëndetin e tyre mendor dhe fizik.
Ata janë të vendosur që nga gjysmëvjetori i ardhshëm, fëmijët e tyre nuk do të shkojnë në shkollë me maskë.