Wednesday, July 9, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMbi 2 mijë e 300 të vdekur nga vala e të nxehtit...

Mbi 2 mijë e 300 të vdekur nga vala e të nxehtit në Europë

*Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete europiane gjatë një vale të fortë të nxehti që përfundoi më 2 korrik, sipas një analize të shpejtë shkencore.

Studiues nga Imperial College London dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine thonë se 1,500 nga këto vdekje lidhen drejtpërdrejt me ndikimin e ndryshimeve klimatike, që e bëri valën më të fortë dhe më të rrezikshme, shkruan Reuters.

Temperaturat kapërcyen 40°C në Spanjë dhe shkaktuan zjarre në Francë. Studimi përfshiu qytete si Barcelona, Madrid, Londra dhe Milano, ku vala e të nxehtit u rrit me deri në 4°C për shkak të klimës.

Muaji i kaluar ishte qershori i tretë më i nxehtë në histori, ndërsa në Europën Perëndimore u regjistrua qershori më i nxehtë ndonjëherë, sipas shërbimit klimatik të BE-së, Copernicus.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments