Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbi 1.300 mjekë të vaksinuar kundër Covid-19

Mbi 1.300 mjekë të vaksinuar kundër Covid-19

Në ditën e 7 të vaksinimit ka shkuar në 1300 numri i punonjësve shëndetësor të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës Fajzer. Sot u vaksinua stafi mjekësor i Klinikës së Traumës dhe Ortopedisë. Në mesin e tyre ishte edhe zëvendësministri i shëndetësisë Ilir Hasani. Ai i bëri stafit mjekësor vullnetarisht të marrë vaksinat, duke u bërë shembull për qytetarët. Hasani tha se kartela e vaksinimit në të ardhmen do të shërbejë si dokument zyrtar, nëse është e nevojshme edhe për udhëtime jashtë shtetit.

 “Kartela e vaksinimit është një dokument zyrtar, i cili në të ardhmen do të shërbej si dëshmi se ne e kemi pranuar vaksinimin. Për momentet e mëtutjeshme se ku do përdoret kartela e vaksinimit ose pasaporta, vërtetë nuk mund të jap përgjigje për shkak se gjithçka zhvillohet me dinamikë të shpejtë”, tha Ilir Hasani, zëvendësministër.

Sipas listës së imunizimit sot nga qytetet e tjera në Shkup janë vaksinuar mjekë nga Tetova, Velesi, Gostivari dhe Prilepi. Përderisa stafi mjekësor është trajnuar vetëm për vaksinat amerikane Pfizer, tani mjekët thonë se do të duhet t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë për vaksinat kineze Sinofarm.

 “Në përgjithësi, cilado vaksinë të vijë në vendin tonë ekzistojnë trajnime, ato zbatohen përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Sa i përket trajnimeve ka specifika të posaçme që na japin vet prodhuesit e vaksinave për ruajtjen dhe aplikimin e vaksinave. Ne jemi me eksperiencë si staf me profesionalizëm të lartë, kështu që të gjitha trajnimet me kohë realizohen dhe në vazhdimësi trajnohemi për vaksinim”, pohoi Daniella Markovska, mjeke specialiste.

Nga Ministria e Shëndetësisë mbeten në qëndrimin se brenda kësaj jave do të vij kontingjenti prej 200 mijë dozash nga Pekini. Por, ende nuk kanë informacion të qartë se kur do të vijnë 100 mijë doza ruse të llojit Sputnik V. Ndërkaq, muajin mars pritet të vijë edhe 20% i vaksinave të porositura përmes sistemit Covax, që sipas paralajmërimeve do të vijnë të llojit Astra&Zeneca. Përderisa janë dhënë 1/3 e dozave të vaksinave Pfizer të arritura donacion nga Serbia, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se shifër e njëjtë e rezervuara për personelin mjekësor, do të arrijë gjithashtu brenda javës.

 Adnan Qaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!