Kandidati i Frontit Evropian në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut Bujar Osmani ka marrë një mbështetje shumë të fuqishme në vendlindjen e tij informon Tetovasot.
Me këtë rast Osmani është shprehur tejet mirënjohës për këtë mbështetje masovike.” Në vendlindjen e të parëve të mi, dolën i madh e i vogël për të mbështetur birin e tyre për President të parë të vendit. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime” është shprehur Bujar Osmani.
Zgjedhjet në raundin e parë për president në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 24 Prill.Tetovasot