Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbështetje për Arsimin dhe për ministrin Shaqiri nga SHBA (FOTO)

Mbështetje për Arsimin dhe për ministrin Shaqiri nga SHBA (FOTO)

Sot ministri i arsimit Jeton Shaqiri takoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Maqedoni, znj.Angela Ageler, ku nënshkruan njê memorandum për vazhdimin e zbatimit tê Programit Fulbright më shkëmbim akademik.

“Kam nderin të theksoj se sot me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, të nderuarën znj. Angela Ageler, nënshkruam memorandum për vazhdimin e zbatimit të Programit Fulbright për shkëmbim akademik, i cili ka histori tanimë 77 vjeçare, ndërsa ne si vend jemi dhe do të mbesim pjesë e kësaj historie të shumë të suksesshme.

Të dyja palët e shohim përfitimin e Programit Fulbright. Shkëmbimi i njohurive dhe përvojave është gjithmonë i mirëseardhur edhe për SHBA-në, si vend udhëheqës në botë në shumë fusha dhe sipas shumë parametrave, e në veçanti për Maqedoninë e Veriut si vend në zhvillim, i cili vazhdimisht përpiqet të ndjekë trendet dhe standardet globale arsimore dhe shkencore.

Ashtu sikurse deri më tani, Programi Fulbright do të vazhdojë të stimulojë bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve arsimore, shkencore dhe kërkimore nga të dyja vendet, duke ofruar mundësi dhe perspektiva të reja për punonjësit shkencorë – kërkimorë, studentët, ekspertët etj. Ata do të përforcojnë kompetencat personale dhe do të fitojnë kualifikime në mjedise të reja, të jashtme, dhe më pas do të kthehen dhe do t’i zbatojnë ato në vendin e tyre.

Interesimi i qytetarëve tanë për vizitë studimore apo kërkimore në SHBA është gjithmonë i madh. Sepse ky vend është lider përsa i përket arsimit dhe shkencës dhe çdo vit ka rreth 40 universitete të cilat rangohen ndër 100 më të mirët në botë. Këtë vit do të mundohemi të dërgojmë një numër më të madh të qytetarëve në krahasim me vitet e kaluara dhe për këtë po rrisim pjesëmarrjen financiare në program.

Më lejoni të theksoj se investimet në arsim dhe shkencë nuk kanë alternativë tjetër. Prandaj, ne po përpiqemi të ngremë aksionet vazhdimisht, duke përdorur burimet tona vetanake , por edhe duke ofruar mbështetje nga partnerët tanë të jashtëm, ndër të cilët, jam i sigurt se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten një nga mbështetësit më të mëdhenj në përpjekjet të vendit për t’u integruar në botën e zhvilluar.

Faleminderit per vemendjen tuaj!”,shkruan ministri Jeton Shaqiri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!