Wednesday, August 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të...

MASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se të gjithë nxënësit do të kenë tekste shkollore në fillim të vitit të ri shkollor edhe atë për të gjitha lëndët, sipas planeve mësimore në klasat përkatëse. Nga MASH thonë se “për të dytin vit radhazi, shtypja dhe shpërndarja e teksteve shkollore realizohet me kohë, dhe çdo shkollë do ta marrë tirazhin që e ka kërkuar përmes aplikacionit të veçantë elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.

“Janë siguruar edhe tekste shkollore për gjuhët e huaja, për herë të parë pas shtatë vitesh gjatë të cilave mungonin, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë detyruar të gjejnë vetë literaturë. Tekste të reja shkollore me përmbajtje të avancuar janë gjithashtu në dispozicion për klasën e shtatë të arsimit fillor dhe për vitin e parë në arsimin e mesëm gjimnaz, ku fillon zbatimi i programeve të reja mësimore. Mbi 100 tituj të rinj do të jenë të disponueshëm edhe për nxënësit e shkollave të mesme profesionale”.

“Përgatitja, botimi dhe shpërndarja e teksteve shkollore ishte sfidë e madhe në të kaluarën. Kjo çështje është zgjidhur në mënyrë sistematike, me Ligjin e ri për Tekstet Shkollore, në përpilimin e të cilit kanë marrë pjesë të gjithë palët e përfshira – përfshirë edhe autorët, recensentët, por edhe të gjitha shtëpitë botuese në vend”, thonë nga MASH.

Në fund thonë se të gjitha institucionet kompetente, organet dhe trupat që marrin pjesë në procedurën për sigurimin e teksteve shkollore i kanë përmbushur detyrimet e tyre në mënyrë të përpiktë dhe me kohë, për të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh mirënjohje dhe bën thirrje që veprimi i përbashkët për të siguruar vazhdimin e arsimimin më të mirë edhe më tej

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments