Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMasat antikrizë, Qeveria planifikon që administrata të punojë nga shtëpia

Masat antikrizë, Qeveria planifikon që administrata të punojë nga shtëpia

Kryetari i Sindikatës së punonjësve të administratës, gjyqësorit dhe shoqatave qytetare (UPOZ), Trpe Deanoski mbrëmë në “Top Tema” në Telma ka shpalosur disa nga masat dhe rekomandimet e Qeverisë për uljen e shpenzimeve të buxhetit për ballafaqim me krizën energjetike.

“Përveç masës për uljen e rrogave me 10 për qind, dokumenti përmban edhe disa pika të tjera, duke përfshirë uljen e punës jashtë orarit me mbi 20 për qind në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. në Agjencinë për Inteligjencë”, zbuloi Deanoski, përcjell INA.

Sipas tij, Qeveria planifikon që edhe administrata shtetërore të punojë nga shtëpia, edhe ate të punohet me rotacion.

Sindikalistët si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat kanë paralajmëruar se të gjithë së bashku do të kundërshtojnë çdo përpjekje të Qeverisë për të shfuqizuar apo pezulluar marrëveshjet kolektive, që rregullojnë të drejtat e punëtorëve në sektorë të caktuar.

Mbledhja e djeshme e Këshillit Ekonomiko-Social u ndërpre pasi që nuk u arrit marrëveshje mes Qeverisë, sindikalistëve dhe punëdhënësve. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments