Tragjedia e sotme në Cetinje të Malit të Zi, është një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban në mend, ka thënë kryeministri i këtij vendi – Dritan Abazoviq.
“I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që me mendje të jemi pranë familjeve të viktimave të pafajshme”, ka shkruar në profilin e tij në Telegram, kryeministri Abazoviq, transmeton Telegrafi.
Ishte 34-vjeçari me inicialet V.B, që qëlloi për vdekje 11 persona në Cetine dhe plagosi 6 tjerë. Megjithatë pas intervenimit të policisë, e ka pësuar me jetë edhe vet sulmuesi.
Vijesti.me raporton se mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë, e të shtënat ndodhën pak çaste pas orës 16:00 në afërsi të shtëpisë së sulmuesit.
E nga ky sulm u plagos edhe një zyrtar policor i cili pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. /Telegrafi/