Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMasakra në Dibër: Zbardhen motivet e vrasjes së familjes 3-anëtarëshe, i dyshuar...

Masakra në Dibër: Zbardhen motivet e vrasjes së familjes 3-anëtarëshe, i dyshuar miku i burrit

Prokuroria Publike Themelore e Gostivarit po inspekton shtëpinë private në Dibër, ku mbrëmë u gjetën tre trupa të pajetë. Jozyrtarisht mësohet se vrasësi është dhëndri, që vrau vëllain e gruas me familjen.
Sipas informacioneve paraprake, siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, bëhet fjalë për një vrasje të trefishtë, ndërsa viktimat janë tre anëtarë të familjes Pocesta – burri Amidi (54-vjeçar), gruaja Nazmija (54) dhe vajza e tyre 13-vjeçare Anila, të cilët përkohësisht kanë jetuar në Itali.

Prokurori publik kompetent është në terren dhe po punon për të zbuluar autorin dhe për të përcaktuar motivet. Në këtë drejtim janë lëshuar një sërë urdhrash për mbledhjen e gjurmëve nga vendi, raporte të ekspertëve dhe kërkime.

Vrasja e trefishtë ndodhi mbrëmë në Dibër. Stacioni policor në Dibër për këtë rast ka marrë një telefonatë nga një qytetar, pas çka është informuar Spitali i Përgjithshëm. Një ekip i ndihmës urgjente mjekësore arriti menjëherë por për fat të keq mjeku vetëm sa konstatoi vdekjen.

Jozyrtarisht mësohet se vrasjen e ka kryer dhëndri i burrit, respektivisht vëllai i motrës së tij, Rasim Findo, ndërsa motivi ka qenë krejtësisht banal – zënka për një rrugicë ndërmjet shtëpive të viktimave dhe dorasit.

Sipas zëdhënësit të Sektorit për Punë të Brendshme, Stefan Dimoski, vrasja ka ndodhur në shtëpinë familjare të viktimave.

“Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 3 pas mesnate më 26 gusht. Vrasësi i trefishtë , me revole së pari në dhomën e gjumit i ka vrarë çiftin bashkëshortor A.P. (54) dhe N.P. (54), e pastaj edhe vajzën e tyre 13-vjeçare. Me urdhër të prokurorit publik nga Gostivari, në kompetenca të të cilit është rasti, trupat janë dorëzuar për obduksion”, deklaroi Dimoski.

Familja e viktimave, e cila ka edhe dy fëmijë të rritur, ka jetuar në Itali, ndërsa në Dibër kishte ardhur për pushime verore. Fëmijët e rritur para disa ditëve ishin kthyer në Itali, ku punojnë, ndërsa viktimat kanë vazhduar qëndrimin për të marrë pjesë në një aheng te të afërmit, të cilët edhe e kanë njoftuar policinë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!