Një masakër e vërtetë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në një stallë dhensh në Teferiç të Strugës ku qentë endacak kanë bërë kërdinë duke i mbytur dhe shqyer plotë 60 dele, informon Struga Ekspres.
Përparim Yzeiri, pronar i kësaj stalle shprehet tepër i shqetësuar nga ky dëm i madh i shkaktuar ngase kjo është hera e tretë me radhë që po bêhet kjo masakër e madhe.Sipas z.Përparim Yzeirit kësaj radhe bëhen gjithsej 100 dele të mbutyra nga qentë endacak.
“Sot në orët e para të mëngjesit, qentë endacak kanë bërë kêrdinë të stallën e dhenve që posedoj unë, sot qentë kanë mbytur plotë 60 dele, ështê hera e tretë që po më ndodh kjo masakêr, kam kêrkuar ndihmë tek organet kompetente, nuk më kanë ofruar ndihmë.Janë bêrë gjithsej 100 dele që më janë masakruar nga qentë endacak.Ka qindra qenë endacak në kêtë lokacion.Kërkoj ndihmë nga institucionet e shtetit tê kompenzojnë dëmin e madh që më është shkaktuar”, shprehet i shqetësuar për Struga Ekspres, Pêrparim Yzeri,pronar i kësaj stalle.
Shikoni pamjet rrënqethêse të masakrês që kanë shkaktuar qentë endacak duke i mbytur 60 dele, në këtë stallê në Teferiç të Strugës.
Policia dhe organet e hetuesisë ishin sot në vendin e ngjarjes.
(Struga Ekspres)