Inspektorët e Inspektoratit shtetëror të tregut përkohësisht kanë mbyllur 28 objekte gastronomike dhe 360 gjoba në vlerë mbi 50 mijë euro për rreth një muaj për mosplotësim të kushteve në objektet gastronomike. Ata kanë identifikuar parregullsi në disko- klube, klube nate, kabare, bar-kafe, restorante, salla dasmash, hotele- bistro dhe subjekte të tjera.
“Nga gjithsej 23 subjekte juridike me licencë aktive, te 17 subjekte është konstatuar parregullsi në përmbushjen e kërkesave minimale teknike. Raporti i fundit që e kemi publikuar për publikun ka qenë 15, sot janë tashmë 17 dhe informacioni për to është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Ndërkohë, këto parregullsi janë hequr në 7 prej këtyre objekteve dhe me kërkesë të subjekteve juridike është bërë kontroll shtesë dhe janë bërë procesverbale, ku organet kompetente kanë konstatuar se personat juridikë në përputhje me afatin e përcaktuar me ligj prej 30 ditë, i kanë hequr këto mangësi. Edhe këto informacione janë dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës“, tha Marija Miteva– zëdhënëse e Qeverisë.