Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMarketet e Maqedonisë manipulojnë qytetarët: Çmime të ulta, por edhe peshë më...

Marketet e Maqedonisë manipulojnë qytetarët: Çmime të ulta, por edhe peshë më e vogël

Viteve te fundit pothuajse në gjithë territorin e Maqedonisë po hapen më shumti markete, të cilët ofrojnë çmime më të lira për produktet të njëjta që në disa markete tjera mbajnë çmime më të larta, shkruan gazeta KOHA. Këto markete janë bërë më të vizituarat nga konsumatorët për shkak të çmimeve të ulëta, por radhë kush e verën se prodhimin që e ka blerë me çmim më të ulët, nuk ka të njëjtën peshë se prodhimi i cili në ndonjë market tjetër shitet me çmime më të lartë. Të gjitha këto markete më së shumti manipulojnë me çmimin e bukës, sheqerit, kafesë, çokolatave, qumështit, jogurtit dhe shumë prodhimeve tjera. Në këto markete ofrohen lloje të ndryshme të bukës me çmime të më të ulëta dhe atë një bukë mund të blihet më çmim prej 15 denarë, por kjo bukë nuk është 1 kilogramëshe, por gjysmë kilogrami.

Si produkt tjetër që ofrohen në treg me çmim më të lirë janë lloje të ndryshme të kafesë, të cilët tani një pako kafe nuk është 100, 200 apo 500 gramësh, por janë 80, 90, 180, 190 apo 450 gramësh. Edhe sheqeri që shitet me çmim me të ultë nuk është më një kilogramësh, por 900 gramësh. Me më pak litra shiten edhe lloje të ndryshme të vajrave, qumështit, jogurtit si dhe pijet joalkoolike. Mirëpo, edhe përkundër këtyre manipulimeve që tregtarët i bëjnë me uljen e çmimit të një prodhimi – në të njëjtën kohë ulin dhe sasinë e prodhimit. Se qytetarët e Maqedonisë edhe më tej kanë probleme serioze për të mbushur shportën mujore e nevojshme për një familje katër anëtarëshe e vërtetojnë edhe të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), apo sa rroga mesatare neto në Maqedoni e mbulon shportën sindikale brenda një muaji.

Të dhënat zyrtare të ESHS-së tregojnë se rroga mesatare neto në tetor të këtij viti ishte 20.633 denarë – e mjaftueshme sa për të mbuluar 70 për qind të shportës sindikale. Nëse kemi parasysh faktin se vetëm 9.1 për quind e të punësuarve marrin rrogë më pak se 20.000 denarë apo vetëm 2.3 për qind e të punësuarve në Maqedoni marrin rrogë deri më 30.000 denarë, atëherë të gjithë të punësuarve që marrin rroga më të ulëta se 30 mijë denarë u nevojiten edhe 12 mijë denarë që të kenë një jetë normale. Ndërsa sipas Lidhjes së Sindikatës së Maqedonisë, që një qytetar të bëjë një jetë normale – brenda një muaji i nevojiten 32.316 denarë – aq sa është përllogaritur shporta sindikale për muajin gusht të këtij viti nga ana LSM-së.

Sipas të dhënave të ESHS-së, indeksi i harxhimeve për jetë në muajin tetor të këtij viti krahasuar me muajin tetor të vitit 2016, është rritur për 1.9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve është rritur për 4.3 për qind. Se qytetarët e Maqedonisë bëjnë një jetë të rëndë e tregon edhe hulumtimi i fundit realizuar nga organizata joqeveritare “Finance Think”. Hulumtimi rezulton se qytetarët e Maqedonisë bëjnë një jetë mizore, gjegjësisht çdo i treti banorë është i varfër, sepse 59 për qind e qytetarëve të Maqedonisë brenda një viti nuk mund të hanë një drekë apo darkë në restorant, ndërsa 78 për qind e banorëve të Maqedonisë nuk kanë para të blejnë rroba të reja njëherë brenda një viti, derisa e 68 për qind e banorëve – për shkak të financave të ulëta familjare, nuk kanë mundur të shkojnë në kinema apo teatër.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!