Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriMark Marku: PD nuk do t'i njohë kurrë zgjedhjet, do ta marrim...

Mark Marku: PD nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet, do ta marrim pushtetin nga duart e bandës së Rilindjes

Vazhdojnë që të vijnë reagimet nga kampi demokrat lidhur me rezultatin e 25 prillit kur PS deri më tani sipas KQZ-së merr 74 mandate.

Kandidati i PD-së për Lezhën, Mark Marku shprehet se me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, u arrit një fitore e PD-së në këtë qark.

Marku: Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës. Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit. Me gjithë milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës, me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, ju treguat në mënyrë shembullore se asgjë nuk e mposht karakterin, dinjitetin dhe shpirtin e lirë të qytetarëve të zonës sonë, asgjë dhe askush nuk e përdhos krenarinë tonë.

Marku thekson se paratë që u vodhën nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.

Marku: Si drejtues politik i qarkut bashkë me kolegët ju falenderoj përzemërsisht dhe ju garantoj se do të jemi në lartësinë e gjestit tuaj fisnik. Shumë prej jush me lot në sy, sot më kanë shprehur dëshpërimin për faktin se ajo që nuk ndodhi në Lezhë apo diku tjetër ndodhi në Shqipëri. Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.

Marku shton se Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli.

Marku: Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli. Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike.

Mark Marku arriti që ta marrë mandatin e tij në Lezhë u futur në kuvendin e ardhshëm, ndërsa PD mori 4 mandate në total në këtë qark.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!